Ky libër trajton mënyrën si duhet t’i qaset një musliman pasurisë materiale. Çfarë kriteresh ka vendosur Islami për marrëdhëniet ekonomike? Çfarë zgjedhje i jep Islami problemeve ekonomike? Pasuria në vetvete është e keqe apo e mirë? Këto dhe shumë pyetje të tjera përpiqet të japë ky libër.
Libri shpjegon çështjet themelore të adhurimit, të cilat janë: Namazi, Agjërimi, Zekati, Haxhi dhe adhurime të tjera.
Libri shpjegon çështjet themelore të besimit, të cilat janë: Besimi në Allahun, besimi në engjëjt, besimi në librat, besimi në profetët, besimi në botën tjetër dhe besimi në caktimin e Zotit.
Libri “ Tregime të zgjedhura” trajton temat e moralit. Libri ka një stil të thjeshtë.Libri do të kontribuojë në vetë aktualizimin, zhvillimin e aftësisë komunikuese, në kultivimin e optimizmit dhe urtësisë.
Ky libër është një bashkëbisedim në formë pyetje-përgjigje, e autorit me një grup të rinjësh. Libri përpiqet t’i japë përgjigje një sërë dilemash dhe çështjesh fetare, sociale dhe historike që shqetësojnë rininë e sotme.
Në këtë libërth autori trajton rëndësinë e ndjekjes së Kuranit dhe Traditës profetike në realizimin e lumturisë së përjetshme. Përfaqësimi i fesë së Allahut në tokë është i mundur përmes zbukurimit me moralin kuranor dhe profetik.
Në këtë vepër autori paraqet në formë të përmbledhur metodën edukative të të Dërguarit të Allahut (a.s.), duke u bazuar në disa nga shembujt e haditheve.