Krenaria E Gjithësisë Muhamed Mustafa (S.a.v.)

Të marrësh, qoftë edhe pak hise nga persona¬liteti i tij i pashembullt dhe morali i tij i lartë, do të thotë të çelësh një shteg drejt lumturisë së përhershme. Për këtë shkak, duke pasur për qëllim të njohim sa më afër këtë Personalitet të lartë, vendosëm të shkruajmë këtë vepër modeste, me gjithë mangësitë dhe dobësitë që mund të ketë. Edhe në veprat tona të mëparshme kemi ofruar të dhëna që kanë të bëjnë me personalitetin e Profetit (a.s) Ndoshta fjalët tona nuk janë të atij niveli që meriton Ai, por të gjithë ne jemi të obliguar ta falënderojmë Atë, dhuratën më të madhe hyjnore, duke rrëfyer dhe shkruar rreth Tij dhe duke jetuar si Ai. Detyra jonë parësore është që, në kuadër të mundësive tona, të bëhemi ura, të cilat do të transmetojnë mëshirën dhe paqen e Tij që përfshin tërë botët, deri në fundin e saj, kur ajo do të shkatë¬rrohet në kiamet. E kemi për borxh që, në kuadër të aftësive tona, t’ia prezantojmë gjithë njerëzimit në formën sa më të bukur atë kryevepër që qëndron në kulmin më të lartë.


Read In Other Languages

ALBANIAN
FRENCH
ROMANIAN