Osmanet
Shkenca e vertete historike, eshte nje shkence e cila tregon truallin baze te se vertetes ose te genjeshtres, te se drejtes ose te shtremberes ne menyren e jetes se popujve te mbushur plot ngjarje te ndryshme, surpriz dhe aventura. E djeshmja dhe e sotmja e historise boterore nuk mund te njihen pa u njohur historia Osmane, ne menyre te veçante, historia me e vone e popujve te ballkanit. Fara e mbjelle me ane te katerqind kalorseve te ketij shteti te famshem u be nje rrap madheshtor, deget e tij futen nen hijen e vet tre kontinente, jetoi gjashte shekuj me nder dhe dinjitet dhe pastaj duke lene shume shtete te vegjel e jetim, u mblodh brenda nje tyrbeje te famshme ne varrezen me emrin histori.