Feja Ime E Bukur - 3

I Dërguari i Allahut (a.s.), ishte mësuesi më i madh që i mësoi njerëzimit fenë Islame. Ndërsa Libri me të cilin mësoi ai, është mrekullia e pashoqe Kurani Fisnik. Profeti ynë (a.s.), edhe e lexoi, edhe e shpjegoi Kuranin. Po ashtu, ai i përjetoi dhe i zbatoi në mënyrën më të bukur parimet, adhurime dhe moralin e Kuranit Fisnik. Pas tij, sahabët, dijetarët dhe njerëzit e devotshëm bënë përpjekje të mëdha për ta jetuar këtë fe dhe për ta përcjellë atë tek brezat pasardhës. Në këtë mënyrë, Islami ka ardhur në ditët tona dorë pas dore dhe zemër pas zemre.
Në këtë libër, i cili përbëhet prej katër pjesësh, do të trajtohet e jeta e Profetit (a.s.), prej periudhës para se t’i vinte profetësia, e deri në fund të jetës së tij. Libri është konceptuar si libër shkollor ku në fund të çdo kapitulli gjendet pyetjet në lidhje me atë kapitull. Gjithashtu gjatë kapitullit gjendet pyetje për të nxitur nxënësit të mendojë dhe të nxjerrë vetë përfundime.
Shpresojmë që ky libër të përmbushë sadopak kërkesat për të mësuar jetën e Profetit a.s.